MENU
klinika

Fjala e plotë

Takimi me pedagogët, Shahini: Zgjidhja nuk është këtu, por te…

01.02.2019 - 14:52

Përmes një deklarate për mediat, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur pas takimit në MASR me pedagogët.

Ajo tha se zgjidhja se problemeve të arsimit duhet të bëhet në Universitet.

Ajo gjithashtu i është përgjigjur edhe ultimatumit të pedagogëve që deri në darkë të zgjidhen kërkesat e tyre.

Sipas ministres Shahini bojkoti nuk është një zgjidhje.

“Më lejoni të ritheksoj edhe një herë që për këtë qeveri apo edhe për mua personalisht, dëgjimi me vëmendje dhe respekt i kujdo që ka diçka për të thenë , na pëlqen apo jo, është pjesë e punës sonë. Këto ditë kemi takuar grupe pedagogësh dhe studentësh që kanë shprehur mbështetjen për Paktin për Universitetin.

Besa-Shahini-konica.al
Besa-Shahini-konica.al

Një grup poedagogësh më kanë dërguar një letër. Në momentin e dërgimit të letrës i mora në telefon dhe i prita në një takim. Në nivel fakulteti me thanë se nuk janë mbledhur asnjëherë 3 vitet e fundit. Adresa e zgjidhjes nuk është këtu, por te Universiteti.

I ftova për të ballafaquar Paktin për Univeristetin, por e bindur që kemi një qëllim të përbashkët. Ishte një shërbim që shërbeu për të sqaruar keqkuptimet. Do i dëgjojmë të gjithë, por do vijojmë të udhëheqim.

Do jetë një kontratë mes akademikeve dhe qeverisë për të çuar lart Ligjin për Arsimin e Lartë. Unë nuk mendoj që bojkoti dhe ultimatumi të jetë zgjidhja e këtij problemi”, u shpreh ajo.