MENU

Përgjigjja e Ministrisë së Financave

Taksa e plastikës, biznesi ngre alarmin

11.02.2019 - 11:50

Vetëm pak pas alarmit që ngriti për risqet e ndryshimit të taksës së importit të mbetjeve, biznesi ka marrë një përgjigje nga Ministria e Financave.

Ministria bën me dije se ndryshimet në ligj do të stimulonë prodhimin vendas në raport me importin, duke caktuar kështu taksë 29% më të ulët.

“Taksa 35 lekë/kg mbi materialet e plastikës të importuara si dhe taksa 25 lekë/kg mbi lëndët e para të importuara për prodhimin e mallrave të plastikës.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po harton aktet nënligjore për zbatimin e ligjit ku përcaktohen procedurat e detajuara të aplikimit të taksës bazuar në llojin e prodhimit për të cilën importohet lënda e parë”, shtohet më tej në përgjigje.

Pavarësisht kësaj përgjigjje të ministrisë, bizneset shprehen se kanë ndjerë efektet negative të kësaj takse dhe se parashikojnë mbylljen e aktiviteteve si pasojë e mospërballimit të taksës.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në një tryezë diskutimi thanë njëzëri se ndryshimet e këtij ligji kanë goditur prodhuesit vendas dhe kanë favorizuar importin.

Ata kërkuan rikthimin e ligjit të mëparshëm dhe taksa të shkojë 0./ E.S