MENU
klinika

Taksimi i biznesit

Ku renditet Shqipëria ndër 171 shtete të botës?

20.02.2019 - 14:22

Shqipëria është e 120-ta në botë, ndër 171 shtete, sa i përket taksimit mbi biznesin. Krahasimi është bërë duke llogaritur si bazë taksën koorporative, e cila në vendin tonë fiksohet në 15%.

Por, në konsideratë merren edhe taksa të tjera, të cilat jo të gjitha vendet i kanë njësoj dhe të cilat disa shtete i kanë në zero. Siç duket qartë edhe nga grafiku, Shqipëria ka një taksë koorporative më të lartë se vende si Japonia, Norvegjia apo edhe Mbretëria e Bashkuar.

Nga lista janë hequr vendet në të cilat kjo taksë fiksohet në zero. Në krahasim me rajonin ndërkohë, Shqipëria është e para bashkë me Serbinë, ku norma e taksimit koorporativ fiksohet në 15%. Ndërkohë që për të gjitha vendet e tjera taksa zbret pranë 10%, me përjashtim të malit të zi, nu zbret në 9%.

Në nivel global ndërkohë, në vend të parë renditen:

-Emiratet e Bashkuara Arabe, me një normë në 55%,

-Uzbekistani, në 7.5%.

Klasifikimi bëhet edhe në bazë të kontributeve. Në këtë drejtim, Shqipëria me një normë po në 15% renditet e 48-ta në botë, si dhe e dyta në rajon pas Serbisë, që ka një normë në 17.9%