MENU
klinika

Raporti i DHL

Tarifat “kundër” globalizimit/ Ku renditet Shqipëria?

14.02.2019 - 12:52

Në raportin e fundit të gjigandit të dërgesave DHL Shqipëria vihet re se ka bërë një progres të lehtë në Indeksin Global të Ndërlidhjes.

Raporti që mban titullin “Gjendja e globalizimit në një botë të brishtë”, ka marrë nën analizë 169 vende të ndryshme të botës, ndër të cilat Shqipëria rënditet e 100.

Ky raport bën një analizë të detajuar të globalizimit dhe mat flukset e kapitalit, tregtisë, informacionit dhe njerëzve.

Në këtë raport Shqipëria rënditet e 100, ndërsa në rang Europe, vendi ynë rënditet i 3 me performancën më të keqe.

Lëvizja e inflamacionit dhe tregtisë:

-Shqipëria është e 64-ta në botë

Lëvizja e njerëzve:

-Shqipëria është e 46-ta në botë.

Nën-indikatorët:

-Shqipëria performancën më të mirë e ka tek flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte
-Hyrjet e turistëve në vendin e 22-të dhe 27-të.

-Performancën më të dobët e ka tek tregtia dalëse e mallrave.

Tarifat:

-Sipas raportit të DHL, Shqipëria është ndër të fundit në botë, ku rënditet e 154 ndër 161 shtete.