MENU
klinika

Të huajt nuk investojnë në Shqipëri

Zero financime nga Kina, por ‘thërrime’ nga Brukseli

15.02.2019 - 13:22

Si kandidat për t’ju bashkuar unionit, Ballkani Perëndimor ka marrë vëmedjen e raportit të Konferencës për Sigurinë në Mynih që është zhvilluar së fundmi.

Anëtarësimi i 6 vendeve në BE nuk është siguri sipas këtij raporti, pasi Brukseli nuk është i bindur për këtë siguri.

Një çështje që shihet si shqetësim i madh për sigurinë e rajonit dhe të BE-së është ndërhyrja e Rusisë dhe Kinën.

Arsyet sipas ekspertëve dhe politikëbërësve gjermanë:

-Kina po shfrytëzon Ballkanin për të përfituar poliikisht

-Rusia ka ndërhyrë tepër në rajon duke tentuar të minojnë marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë

Investimet kineze në Shqipërisë:

-Shqipëria hyn te vendet e iniciativës 16+1 (Përjashtohet Kosova)

-Shqipëria është e vetmja që nuk ka asnjë investim të vetëm nga Kinanë infrastrukture gjatë 2013-2018.

Investimet kineze në vendet e tjera të rajonit:

-Kina ka investime të mëdha në sektor

-Në Mal të Zi ka investuar 796 milionë euro

-Në Bosnje-Hercegovinë ka investuar 2.8 miliardë euro

Në Shqipëri edhe investimet nga Bashkimi Europian nuk janë të larta gjatë kësaj periudhe kohore.

Investimet nga BE në Shqipëri kanë kapur vlerat e 363 milionë eurove.

Vendi ynë ka në infrastrukturë një hendek të thellë investimesh pasi investimet e munguara nga Kina nuk janë zëvendësuar nga partnerë të tjerë nga Bashkimi Europian./ E.S