MENU
klinika

Deklarata

Të humburit/ Propozimi i Haradinaj për shoqatat

25.02.2019 - 13:08

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim përfaqësues nga familjet e personave që rezultojnë të humbur.

Gatë takimit, ai u shpreh se kërkon të arrijë një marrëveshje njohjeje reciproke me Serbinë dhe një buxhet të shtuar për shoqatat që merren me nismën.

Haradinaj u shpreh se në dialogun me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit.

“Pa e shtri dorën e pajtimit ju familjarët e të pagjeturve edhe pajtimi është i zorshëm…Dëshirojmë që në periudhën e para dialogut ta trajtojmë me respekt edhe çështjen e të pagjeturve”, tha Haradinaj, duke shtuar se në bazë të dhënave që disponon rezultojnë rreth 1647 të pagjetur, në mesin e tyre 444 janë serbë.

“Kjo është një plagë për të gjithë ne, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, disa zona janë të prekura më shumë”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj theksoi se në bazë të informacioneve të tij rezultojnë rreth 24 shoqata për të pagjeturit dhe të martën në mbledhjen e Qeverisë do të propozojë një buxhet për secilën shoqatë.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi