MENU
klinika

Detajet

Të përfshirë në skandalin e tenderave? 3 ish-ministrat që do dëshmojnë

08.02.2019 - 09:02

Tre ish-ministrat e Drejtësisë, Ylli Manjani, Petrit Vasili dhe Gazmend Bardhi do të thirren nga Prokuroria e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me skandalin me tenderat që përfshiu këtë ministri.

Ish-ministrat do të pyeten për rolin e tyre në procedurat e prokurimit.

Mësohet se Manjani dhe Vasili nuk janë në hetim, por thjesht në proces verifikimi.

Prokuroria do të kryejë verifikime edhe për ministren aktuale Etilda Gjonaj duke qenë se kontratat vijojnë të jenë në zbatim edhe aktualisht.

Kujtojmë që gjatë ditës së martë u caktuan masat e sigurisë për 12 ish-zyrtarë në kuadër të këtyre hetimeve të nisura prej muajsh.

U arrestuan:
1. Aurel Lamçe, drejtori i Shërbimeve Ekonomike dhe Mbështetëse në këtë ministri
2.Juliana Hoxha, ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka marrë masën arrest shtëpie.
3. Lysien Ali dhe Arlind Alika ekspertë IT.