Teatri Metropol së bashku me ‘Balkan World Music Management’, “MetroSounds” do të zhvillojnë një festival muzikor i cili do të shtrijë programin e tij nga data 8 Shkurt deri më 9 mars në sallën Shekspir të Metropolit.
Do të ketë përzgjedhje artistike për të bashkëvepruar midis identiteteve dhe përkatësive tona mesdhetare dhe për të na vënë më në kontakt dhe bashkëpunim me këtë kulturë të larmishme.
“Një Tale Mesdhetare / Tregtare Mesdheu” është emri kryesor i festivalit. Kultura mesdhetare është shumë e larmishme në të gjitha aspektet. Në fakt ka një ndikim sit ë kultura të huaja dhe të ndërveprimit midis popujve të ndryshëm që sjellin gjithashtu dhe performancë të ndryshme po aq sa të bukura dhe të këndshme.
Mesazhi i këtij festivali është që të sjellë copëza të ndryshme të kësaj kulture kaq të larmishme dhe për t’u vlerësuar, për t’u dialoguar përmes muzikës, shpirtit të njeriut. Midis projeksioneve dhe tingujve të ‘’Scriptum n Sonus’’ në një mbrëmje poetike do të na sjellin poetët e dëshirueshëm, autorët poetikë të Mesdheut.
Programin e MetroSounds për këtë aktivitet është:
9 Shkurt, ora 20:00 – Redi Hasa Trio (AL / IT)
15 Shkurt, ora 20:00 – Mario Mariani (IT)
23 Shkurt, ora 20:00 – Etibar Asadli Trio (TR)
01 mars, ora 20:00 – grupi Alcedo FolK (GR)
8,9 Mars, ora 20:00 – Koncert i Ansamblit Folklorik Tiranë.
Sesioni Live Poetik me Scriptum n Sonus, çdo të enjte, ora 19:00
8, 14, 21, 28 shkurt, ndjehuni dhe ju dhe gjenduni në shoqërinë e Mesdheut, midis vjershave dhe muzikës së këndshme që të dimesionin shpirtin!