18.02.2019 - 16:04
Kreu i qeverisë Edi Rama ishte në një vizitë tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inovacionit.
Kryeministri ndoqi nga afër hapjen e programit “TECHSPACE”, i cili është një hapësirë për inovacionin në shërbim të studentëve e nxënësve të teknologjisë digjitale dhe në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin.
Rama u shpreh se do të ndihmohen të gjithë projektet që i shërbejnë interesit publik, pasi teknologjia sot është një mjet që shkurton kohë dhe rrit efektshëmrinë.
“Ne duam që mund t’iu mbështesin me disa iniciativa dhe jemi të interesuar. Njëkohësisht po punojmë për një program të veçantë për të stimuluar financiarisht projektin interesant”, theksoi Rama.