Mbrëmjen e sotme janë shoqëruar në polici, 20 prej protestuesve që ishin pjesë e protestës së opozitës.
Shoqërimi i tyre ka ardhur për shkak të incidenteve të shkaktuara në protestë.
Mësohet se disa prej të shoqëruarve u është komunikuar masa e arrestit, ndërkohë që në ambjentet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ka pasur tensione e përplasje mes policisë dhe deputetëve ku këta të fundit tentuan të takonin protestuesit.
Situata u tensionua pasi oficerët e Policisë nuk i lejuan deputetët demokratë të qëndronin brenda ambjenteve të drejtorisë.
Kjo ka sjellë acarimin e deputetëve demokratë, të cilët janë përplasur fizikisht me efektivët.
Gjatë përplasjes me efektivët, deputetët e PD-së kanë ngritur edhe tonet e zërit, ku dëgjohen duke thënë; “hiqe dorën, mos prek”.