MENU
klinika

Kërkesa për pezullimin e taksës 100%

Thaçi: Këshillat e SHBA-së do të zbatohen me përpikmëri!

06.02.2019 - 22:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet këto ditë në Washington ku të enjten zhvillohet Mëngjesi i Lutjeve, një aktivitet që tradicionalisht grumbullon në kryeqytetin amerikan udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës.

Të martën Presidenti Thaçi ishte ftuar për të folur në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë mbi gjendjen aktuale në Kosovë dhe sfidat me të cilat ndeshet vendi i tij në këtë fazë të rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo që dua të theksoj qysh në fillim është se çdo herë që kemi qenë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si Kosovë kemi dalur mirë dhe kemi dalur fitues, qoftë në Rambuje që sot shënojmë 20 vjetorin e fillimit të konferencës, qoftë në procesin e bërjes së pavarësisë, e në të njëjtën kohë edhe tash të themelimit të ushtrisë. Prandaj çdo këshillë dhe mesazh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të respektohet me përpikërinë më të lartë prej institucioneve të vendit. Por duhet kuptuar edhe diçka, ne jemi ballafaquar si shtet i Kosovës me veprime agresive nga ana e Serbisë, veprime këto që e kanë lënduar shtetin e Kosovës, funksionimin e shtetit edhe në rrafshin e brendshëm edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Prandaj, masa e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës ka qenë veprim i duhur në kohën e përshtatshme, por në të njëjtën kohë, tash duhet të mendojmë të shikojmë nga e ardhmja dhe e ardhmja është respektimi i një opinioni dominues prej skenës politike për jo heqjen e tarifës, por pezullimin e tarifës, ashtu siç është edhe këshilla prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, spektrit politik kosovar, nga shoqëria civile, në mënyrë që të hapet rruga për vazhdimin e dialogut mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe në të njëjtën kohë të ruajmë dhe kultivojmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Tek e fundit ,më të çmueshme janë raportet tona të shkëlqyera dhe ruajtja e këtyre raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa ndonjë veprim që e ngulfat Kosovën, e izolon Kosovën apo që në të njëjtën kohë dërgon mesazh se Kosova po luan rolin e destruktivit në proces të dialogut, prandaj një percepsion i tillë nuk duhet të lejojmë që të krijohet në Washington, në Bruksel dhe as kudo, por veprimi i institucioneve të vendit ka qenë i drejtë.”

Lidhur me faktin se Haradinaj, kryeministri i Kosovës, këmbëngulë që tarifat duhet të mbahen derisa Serbia të njoh Kosovën dhe si Thaçi mund ta parandalojë këtë gjë, ai shton:

“Unë pres maturi, veprime të interesit gjithëpërfshirës, të interesit lokal, por edhe të interesit të investimeve strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s. Nuk mund te kemi sukses të vetmuar në asnjë proces. Është një Amerikë, nuk janë disa.

Ne bashkë kemi fituar lirinë dhe pavarësinë dhe SHBA-të ishin të vetmet që na mbështetën për themelimin e ushtrisë, prandaj është e njëjta Amerikë dhe duhet të kemi parasysh se veprime të mëtutjeshme do të jenë të koordinuara mes institucioneve të vendit, megjithëse pushtet janë të ndara, por duhet të shikojmë më tepër në interesin strategjik sesa në interesin politik ditor.”

Thaçi shprehet optimist lidhur me pezullimin e tarifës.

“Jam optimist në vendime të drejta, në vendime strategjike, jam optimist se Kosova nuk do ta merr barrën e bllokadës së procesit të negociatave. Ne kemi insistuar që të vazhdoj dialogu, pavarësisht taksës, por kemi një këshillë këmbëngulëse edhe prej Washington-it edhe prej Bashkimit Evropian, që së paku për disa kohë, tre mujor ose katër mujor, të pezullohet kjo çështje që t’i hapet mundësi e re vazhdimit të dialogut dhe mundësi arritjes së një marrëveshjeje paqësore në mes të dy vendeve.”

Në mënyrë që të fillojë dialogu i bllokuar me Serbinë, tarifa duhet të pezullohet. Presidenti i Kosovës shprehet më tej:

“Unë nuk pajtohem në asnjë rrethanë me kushtëzimin e Serbisë për dialog, por e kemi këtë realitet të tarifës dhe kushtëzimin nga Serbia prandaj duhet të manovrojmë për të gjetur një zgjidhje kreative në mënyrë që t’i hapet mundësia vazhdimit të dialogut.”

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi