04.02.2019 - 17:49
Ambasadori i BE në Shqipëri i ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve, që të aplikojnë para datës 7 shkurt për tu bërë pjesë e SPAK.
Në një status në twitter, Soreca thotë se është kohë e rëndësishme për të dhënë kontribut në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
U bëjmë thirrje prokurorëve të aplikojnë para datës 7 shkurt për tu bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër #korrupsionit & #krimittëorganizuar në drejtisë.- shkruan Soreca.