MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

“T’ia kërcas edhe unë një teorie konspirative”

05.02.2019 - 08:39

Nga Sabit Gashi

Thaçi ka pranuar si kompromis propozimin amerikan për korrigjim të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë me qellim arritjen e një marrëveshjeje perfundimtare me Serbinë. Thaçi pra i bie të jetë me Amerikën.

Rusia është kundër Amerikës se frikësohet që edhe Kosova pasi te njihet nga Serbia krijon kushtet për të hyrë në NATO.

Vuçiqi është në mbështetje të Thaçit, pra i bie të jetë me Amerikën, kundër Rusisë.

Protestuesit në Serbi janë kundër Vuçiqit, por janë deklaruar se janë me Rusinë.

Sali Berisha, Ilir Meta dhe disa të vet-ofruar si satelit të tyre nga Kosova, janë kundër Thaçit, pra sipas teorisë konspirative i bie të jenë kundër Amerikës e me kundërshtaret e saj.

Rama është me Thaçin, rrjedhimisht i bie që është me Amerikën.

Rama deklaron epilogun e bisedimeve si bashkim kombëtar, pra i bie qe është me politikën Vetëvendosjes se edhe ajo është për bashkim kombëtar.

Vetëvendosje është kundër Ramës, sepse po e mbështet Thaçin, rrjedhimisht i bie të jetë kundër Amerikës, por i bie të jetë edhe kundër qëllimit të vet programor, sipas kësaj teorie konspirative.

Përfundim i kesaj teorie konspirative:

A thua mos vallë këta kundërshtarët për vdekje të Ramës dhe Thaçit, a mos e kane ndonjë informacion se epilogu i marrëveshjes, sipas dizajnit amerikan, do të jetë ashtu siç deklaron Rama dhe kjo ua ka lindur gjelozinë kundërshtarëve të Ramës dhe të Thaçit, deri aty sa i ka verbuar dhe mpirë, sa të mos e çajnë fare kokën për asgjë, vetëm e vetëm që Rama dhe Thaçi të mos hyjnë në histori?

Po të jetë kështu s’kemi se si të mos të themi: Ah kjo dhoma e historisë që ka qëlluar kaq e vogël dhe nuk zë shumë pretendentë!

Sa kohë që në Kosove dhe Shqipëri ka parti të tilla që gjithë politikën dhe qëndrimet i bazojnë në teori konspiracioni, edhe neve, që jemi pa parti, na lejohet të zbavitemi me atë lojë teorish.

Këto teoritë e konspiracionit e kane një të metë të madhe se kane pafund kombinatorika.

Një e metë tjetër e madhe e teorive të konspiracionit është se me që potencialisht janë shumë, atëherë në njëmijë kombinime teorish, një herë edhe mund të qëllohet për diçka dhe në këtë rast politikanët që zhvillojnë politikat e tyre, të bazuara në teori konspirative, e lodhin opinionin duke thënë se ja që ia kam qëlluar, prandaj duhet të me besoni. Pra kërkojnë që për një të qëlluar t’iu besohet edhe për 999 të paqëlluara.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi