MENU
klinika

Vaterpol

Tifozët kroatë hedhin në det sportistët serb

11.02.2019 - 16:24

Dukej një ndeshje e zakonshme, për më tepër, në nivele modeste, por kur ndeshet kroatët me serbët, asnjëherë nuk mund të jetë një sfidë e qetë.

Bëhet fjalë për një takim mes një ekipi serb dhe një kroat, Crvena Zvezda dhe atij të Mornar Split, që nuk është luajtur për shkak të një incidenti që ka ndodhur në Kroaci.

Katër lojtarë serb, pak orë para ndeshjes, ishin duke shëtitur në lungomare. Papritur ata sulmohen dhunshëm nga disa persona që mbanin sende të forta.

Portieri Aleksandro Krajl, për t’i shpëtuar goditjeve, është hedhur në det. Më pas, ai u ndihmua nga kalimtarët për të dalë sërish në breg.

Jam i shokuar nga ajo që ndodhi”, tha portieri. Natyrisht që ndeshja nuk u luajt, pasi tensioni pas këtij incidenti ishte i madh. Serbia bëri me dije se do të bëjë një notë proteste për këtë ngjarje.

Policia kroate ka arrestuar 3 persona. Ndeshja mes dy skuadrave ishte e vlefshme për Ligën Adriatike të vaterpolit, një turne ku marrin pjesë kryesisht vende të ish-Jugosllavisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasja në Ligën e Kombeve

Dikur bashkë, malazezët sherr me serbët