MENU
klinika

Detajet

Tiranë, gruaja tenton të hidhet nga kati i 8 i pallatit

11.02.2019 - 14:43

Panik në kryeqytet. Një grua ka kërcënuat të hidhet nga kati i tetë i një pallati në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë dhe shkak për këtë është bërë një vendim i Përmbarimit që e detyron të largohet nga banesa.

Djali i saj, Tajar Trroka ka sqaruar se ata janë në një proces gjyqësor me bankën, por ndërkohë më 28 janar janë njohur nga përmbarimi me vendimin se duhet të lirojnë banesën.

“Banesën nuk e kishim lënë për kolateral, por banka e shiti pa ankand, pa na njoftuar. Kemi punuar një jetë të tërë për këtë banesë”,- tha ai.