08.02.2019 - 14:36
Kryeprokurorja kroate ka zhvilluar sot një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Mësohet se gjatë takimit, ato kanë biseduar për zbatimin e reformës në drejtësi dhe veçanërisht për ngritjen e SPAK.
Kujtojmë që SPAK do të hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.
Tamar Laptosh njihet ndryshe edhe si “gruaja e hekurt” apo “tmerri i politikanëve”.
Laptosh është prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin dhe do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.