MENU
klinika

Profil/ Enea Zhegu

‘Tomka dhe shokët e tij’/ Si duket sot djali që ‘luftonte’ nazistët

19.02.2019 - 19:03

Filmi “Tomka dhe shokët e tij”, me regjinë e Xhanfize Kekos (1977), është një nga filmat më të pëlqyer shqiptarë.

Suksesi dhe vendi që zuri në kinematografinë shqiptare bënë që ta meritonte me të drejtë cilësimin film klasik, meqë një nga karakteristikat e këtyre përbëhet nga mosperëndimi i vlerave artistike.

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” i ka të gjithë elementët e duhur që përbëjnë një vepër cilësore kinematografike për fëmijë. Disa elemente si aventura, fantazia, rreziku, grupi, ëndrra, sekreti, kafshët, energjia, kureshtja, gjenden në të gjitha veprat cilësore për fëmijë. Kërkimi i armëve te kalaja, sfida kundër nazistëve, mposhtja e qenit të zi, pjesëmarrja në aksion, hakmarrja me shpërthim…

Dhe sigurisht ai që na ka pëlqyer më shumë të gjithëve ishte Tomka. Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

Enea Zhegu është aktori i cili ka luajtur Tomkën. Ai njihet edhe për filma të tjerë, përmendim këtu ‘Lulëkuqet mbi mure’ apo ‘Njeriu me top’, megjithatë ishte ky rol protagonist që do ta shenjonte kujtesën e publikut shqiptar.

Pas një shkëputjeje të gjatë, rreth 30-vjeçare, Enea Zhegu iu rikthye kinemasë me filmin televiziv ‘Milenium’, të regjisorit Besnik Bisha.