MENU
klinika

Deklarata

Tragjedia në Maqedoni, Basha: Ngushëllime familjeve

14.02.2019 - 10:30

Përmes një postimi në Twitter, kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për aksidentin pranë Gostivarit, ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.

Basha shprehet se në këto ore dhimbje dhe tronditje të thellë u shpreh ngushëllime familjeve te viktimave dhe solidaritet me autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

Me hidhërim te thelle mësova lajmin e aksidentit tragjik pranë Gostivarit. Ne keto ore dhimbje dhe tronditje te thelle u shpreh ngushëllime familjeve te viktimave, shërim te shpejte te lënduarve dhe solidaritet te plote autoriteteve vendore dhe qendrore te Maqedonisë së Veriut”- shkruan Basha.

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie.