13.02.2019 - 22:27
Aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e sotme në Maqedoni, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga , shkaktoi një numër të madh viktimash.
Pas incidentit të rëndë i cili la një bilanc tragjik, ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Përmes një mesazhi, Ruçi shpreh ngushëllimin për viktimat e aksidentit të Gostivarit
“Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet për humbjen e njerëzve të dashur. Solidaritet vllazëror me qytetarët e Gostivarit”, shprehet Ruçi.