MENU
klinika

Detajet

Trazirat në protestë/ Policia publikon personat e proceduar

27.02.2019 - 20:35

Nëpërmjet Policisë së Tiranës, janë bërë publike fotot dhe emrat e 14 protestuesve të proceduar në gjendje të lirë pas protestës së djeshme të opozitës.

Procedimi penal në gjendje të lirë nisi pasi, sipas policisë, në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit, personat kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim madje dhe i  kanë goditur me sende te forta.

Sipas policisë, 14 personat që janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 274 të Kodit Penal.

Inicialet e 14 të proceduarve në gjendje të lirë:

A.Sh, E.Sh, Gj.L, P.L, A.P, F.D, B.P, O.G, G.Gj, A.C, G.M, D.Z, A.T, E.H.