MENU
klinika

Arsyet

Trend në Shqipëri dhe botë/ Pse 2019 nisi me rritjen e çmimeve?

09.02.2019 - 20:19

Prej më shumë se 2 muajsh , qytetarët shqiptarë janë përballur me çmime të rritura për disa produkte bujqësore në tregje.

Kjo rritje çmimesh ka bërë që shpenzimet e tyre për fruta-perime të jenë më të larta.

Kjo rritje çmimesh zakonisht ndodh në fundvit, por duket se këtë vit ka ndodhur një devijim.

Shkaqet që sjellin rritjen e çmimeve:

-Kostot e larta të prodhimit
-Moslidhja e fermerëve me tregjet
-Ulja e nivelit të rimbursimit në 6%

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), tregoi në indeksin e çmimit të ushqimit, që mat ndryshimet mujore për një shportë të drithërave, produkteve bulmetore, mishit dhe sheqerit, se ka pasur një rritje në 164.8 pikë, nga 161.8 që rezultoi në Dhjetor. Indeksi i produkteve bulmetore u rrit me 7.2% nga Dhjetori.

Kërkesa e fortë e brendshme në Evropë, si dhe furnizimet e limituara të eksportit nga kontinenti i vjetër, ka sjellë këtë rritje. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë i rriti projeksionet për prodhimin botëror të drithërave për 2018-ën në 2.611 milionë ton.

“Rritja e projeksioneve është lidhur kryesisht nga rritjet në Europë, ku moti përfitues ka ngritur perspektivën e të korrave” – deklaroi FAO.