Presidenti i SHBA Donald Trump ka hedhur poshtë hetimin federal mbi marrëveshjen e pretenduar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në një intervistë me New York Times dhe foli për murin e propozuar kufitar, duke thënë se bisedimet në Kongres rreth financimit të murit ishin një humbje kohe.
Intervista e gazetës me Trump erdhi pasi ai kontaktoi me botuesin, AG Sulzberger. Sulzberger i kërkoi presidentit të ndalë sulmet e tij ndaj medias vitin e kaluar, duke thënë se mund të çonin në dhunë kundër gazetarëve.
Intervista me Trump mbuloi një gamë të gjerë temash, duke nisur që me murin kufitar.
“Unë do të vazhdoj të ndërtoj murin”, tha presidenti, duke hedhur poshtë bisedimet midis republikanëve dhe demokratëve në kongres, lidhur me ngërçin dhe duke nënkuptuar se ai mund të deklaronte një emergjencë kombëtare për të siguruar ndërtimin e barrierës.
Kritikët kanë thënë se situata në kufi nuk përbën një emergjencë të vërtetë dhe thirrja e një të tille do të ishte një abuzim i pushtetit.
Trump ka kërkuar 5.7 miliardë dollarë për një mur në kufirin jugor. Demokratët refuzojnë, duke argumentuar se është imorale dhe joefektive. Situata çoi në mbylljen e qeverisë më të gjatë në historinë amerikane, e cila do të rifillojë më 15 shkurt, nëse nuk mund të arrihet marrëveshje për buxhetin.
Duke folur për dy gazetarë të New York Times në Zyrën Ovale lidhur me hetimin rus, presidenti tha se kishte marrë siguri nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein. “Rod më tha që unë nuk jam një objektiv i hetimit,” tha Trump.
Disa raporte kanë sugjeruar që termi “objektiv” nuk do të përdoret për Trump sepse presidentët aktualë janë imun ndaj ndjekjes penale. Hetimi i Mueller është ende në vazhdim dhe është e paqartë kur do të mbarojë.
Lidhur me projektin e tij në Moskë, presidenti tha se avokati i tij Rudy Giuliani kishte gabuar kur kishte thënë bisedimet mbi një projekt për ndërtimin e një ndërtese Trump në Moskë kishin vazhduar deri në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
Ish-avokati i z. Trump Michael Cohen është deklaruar fajtor sepse ka gënjyer në Kongres të paktën tre herë në lidhje me projektin, duke përfshirë duke i thënë Kongresit se projekti ishte shpërbërë në janar 2016. Në fakt, negociatat vazhduan deri në qershor të vitit 2016, kur Trump ishte tashmë kandidati republikan për president.
Trump foli disi edhe për të ardhmen e tij politike. “Unë e dua këtë punë”, këmbënguli Trump, duke hedhur poshtë fjalët që nuk mund të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2020.