MENU
klinika

Simptomat

Tumoret e sistemit limfatik, kur të nisni trajtimin?

28.02.2019 - 17:40

Limfoma është një kancer i një pjese të sistemit imunitar të quajtur sistemi limfatik.

Ka shumë lloje të limfomës. Një lloj është sëmundja Hodgkin. Pjesa tjetër quhen limfoma jo-Hodgkin.

Limfomat jo-Hodgkin fillojnë kur një lloj i qelizave të bardha të gjakut, të quajtur një qeliza T ose qeliza B, bëhen anormale. Qeliza ndahet përsëri dhe përsëri, duke bërë gjithnjë e më shumë qeliza abnormale. Këto qeliza anormale mund të përhapen në pothuajse çdo pjesë tjetër të trupit.

Pjesën më të madhe të kohës, mjekët nuk e dinë pse një person preket limfoma jo-Hodgkin. Ju jeni në rrezik të shtuar nëse keni një sistem imunitar të dobësuar ose keni lloje të caktuara të infeksioneve.

tumor i nyjeve limfatike-konica.al

Limfoma jo-Hodgkin mund të shkaktojë shumë simptoma, të tilla si:

-Dhimbje gryke;

-Nyje limfatike pa dhimbje në qafë, sqetull ose vithe;

-Humbje e pashpjegueshme e peshës;

-Ethe;

-Djersitje gjatë natës;

-Kollitja, probleme të frymëmarrjes ose dhimbje gjoksi;

-Dobësi dhe lodhje që nuk largohen;

-Dhimbje, ënjtje ose një ndjenjë plogwshtie në bark;

Provat dhe testet:

Mjeku do të diagnostikojë limfomën me një prove fizike, analiza gjaku, një rreze –X të gjoksit dhe një biopsi.

tumor i nyjeve limfatike-konica.al

Trajtimi:

Trajtimet përfshijnë kimioterapinë, terapinë e rrezatimit, terapinë në shënjestër, terapinë biologjike, ose terapi për të hequr proteinat nga gjaku. Terapia e synuar ose shënjestër, përdor substanca që sulmojnë qelizat e kancerit pa dëmtuar qelizat normale.

Terapia biologjike rrit aftësinë e trupit tuaj për të luftuar kancerin.

Nëse nuk keni simptoma, mund të mos keni nevojë për trajtim menjëherë. Kjo quhet pritje vigjilente.