MENU
klinika

Qeveria e Romës

Tuneli hekurudhor franko-italian, përçan koalicionin qeverisës

13.02.2019 - 20:43

Një lidhje hekurudhore franko-italiane, e planifikuar më herët, është një humbje e parave publike, njoftoi ministria e transportit e Italisë të martën, në një raport që do të rrisë tensionet brenda qeverisë dhe mund të dëmtojë më tej lidhjet e prishura me Parisin.

Linja hekurudhore Alpine, e mbështetur nga partia në pushtet Lega Nord, por kundërshtuar ashpër nga partneri i saj i koalicionit Lëvizja 5-Yjet, ka një çmim prej më shumë se 20 miliardë euro (22.6 miliardë dollarë), thotë ministria e transportit e Italisë.

Puna ka filluar tashmë në pjesën më ambicioze të projektit, një tunel 58 km (36 milje) nëpër Alpet, me Italinë, Francën dhe Bashkimin Evropian që kanë vendosur të ndajnë kostot e ndërtimit të projektit.

Ministri i transportit Danilo Toninelli, një politikan i Lëvizjes “5 yjet”, vitin e kaluar kishte porositur një panel ekspertësh për të hartuar një analizë kosto-përfitim të linjës dhe botoi të martën dokumentin prej 79 faqesh.

Ai vlerësoi se kthimi ekonomik do të ishte një bilanc negativ prej 7,0-7,8 miliardë euro. Midis një numri faktorësh, ai vuri në dukje një rënie të akcizës në benzinë, ndërsa mallrat do të transportoheshin edhe me trena.

kolana e librave

“Siç mund ta shohin të gjithë tani, numrat e kësaj analize ekonomike dhe të transportit janë jashtëzakonisht negative”, tha Toninelli. “Tani raporti është në dorë të qeverisë për të marrë një vendim”.

Liga e ekstremit të djathtë thotë se linja që lidh qytetin francez të Lyonit me Torinon, është jetike për ekonominë e eksportit të Italisë dhe sugjeroi të martën se nuk do të pranonte raportin e ministrisë me vlerë nominale.

“Analiza kosto-përfitim nuk është bibla”, tha Riccardo Molinari, kreu i Lidhjes në dhomën e ulët të parlamentit. “Nëse ne nuk mund të gjejmë një marrëveshje, fjala përfundimtare duhet të thuhet nga qytetarët në një referendum”, tha ai për televizionin Sky Italia.