MENU
klinika

Zgjati 3 ditë

Turqia tërheq dhe indianët, dasma e miliarderëve

12.02.2019 - 20:21

Erdogan ishte dy vite më parë në një vizitë në Indi nga ku deklaroi se Turqia do të kthehet në një destinacion të preferuar për qytetarët e këtij shteti gjigant dhe kjo gjë nuk ka vonuar të ndodhë.

Së fundmi, një dasmë miliarderësh është zhvilluar në një prej resorteve më të famshëm në Antalia. Mbi 600 të ftuar të ardhur me avionë çarter morën pjesë në ceremoninë që zgjati 3 ditë.

Medha dhe Nalin celebruan lidhjen e tyre, ndërsa shpenzimet ishin marramendëse. Përfitimet e Turqisë nga kjo dasmë ishin shumë të mëdha dhe ky “biznes” (martesat e indianëve) po sjell shuma të mëdha në shtetin e Erdogan.