MENU
klinika

Programi i Reformave Ekonomike 2019-2021

TVSH dhe akciza me mosrealizim, zbulohet shkaku

12.02.2019 - 12:03

Sipas Programit të Reformave Ekonomike 2019-2021 i publikuar në Fletoren Zyrtare, rezulton se viti 2018 nuk ka qenë një vit i mirë për të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Vetëm në periudhën janar-nëntor të vitit që lamë pas të ardhurat janë më të larta se në vitin 2017.

Pavarësisht rritjes së të ardhurave, bëhet me dije se ka pasur një mosrealizim të planit nga çfarë ishte parashikuar në 2018.

Mosrealizimi më i madh është nga TVSH (tatimi mbi vlerën e shtuar), Akciza dhe Taksa Doganore.

TVSH:
-Vetëm gjatë 11 mujorit të parë janë realizuar 130.8 miliardë lekë. Kujtojmë këtu që plani ishte 133.4 miliardë lekë.

Faktorët që ndikuan negativisht në performancën e të ardhurave nga TVSH:

-Rënia e kursit të këmbimit të monedhave USD dhe EURO, në masën 10.2% dhe 4.4%. Kjo rënia ka dhënë efekte negative në uljen e të ardhurave nga TVSH e importeve për të gjitha kategoritë e mallrave.

-Rënia e importit të energjisë elektrike. Kjo rënie erdhi si pasojë e rritjes së prodhimit vendas.

-Rënia e të ardhurave nga importi i pajisjeve të projektit TAP. Kjo rënie erdhi si rezultat i përfundimit të importit të tubave dhe pajisjeve të tjera.

Akciza:
-Të ardhurat nga akciza kanë pësuar rritje në krahasim me 2017, por edhe këtu rezulton një mosrealizim.

-Gjatë 11 mujorit të 2018, plani ishte për 44.5 miliardë lekë, por nga akciza u arritën vetëm 40.8 miliardë lekë të ardhura.

Faktorët që kaën ndikuar negativisht:

-Ulja me 940 milionë lekë e importit të cigareve, si rrjedhojë e uljes së konsumit.

-Renta minerare, janë eksportuar më pak minerale dhe çmimi i tyre është ulur në tregjet ndërkombëtare. Kjo ka dhënë efekt negativ në arkën e shtetit.