MENU
klinika

Ish-boksieri legjendar

Tyson tentoi të ndeshej me një gorrillë

16.02.2019 - 21:59

Së fundmi është bërë personazh në Amerikë, teksa tymoste me një cigare gjigante marihuane në Kaliforni, pikërisht në fermën e tij, teksa lejohet me ligj në këtë vend.

Por ish-boksieri legjendar Mike Tyson është i njohur edhe si adhurues i madh i kafshëve. Ai madje kishte mbajtur në shtëpinë e tij edhe disa tigra, të cilët i kishte rritur.

Megjithatë, në fundin e viteve 80’, kur Tysoni ishte i pamposhtur në boks, në kategorinë e peshave të rënda, ai kishte në një kopsht zoologjik me partnerin e tij të atëhershëm, Robin Givens.

Ai i kishte paguar drejtuesit e kopshtit zoologjik që të mos pranonin klientë për atë ditë, në mënyrë që të jetë i vetëm aty.

Teksa kishte qenë duke kaluar afër vendit ku qëndronin gorillat, ai e vërejti një gorillë e cila po i ngacmonte gorillat e tjera. Tysonit nuk i kishte pëlqyer kjo gjë dhe kishte tentuar të hynte brenda kafazit.

Ai ia kishte ofruar drejtuesit të kopshtit zoologjik 10 mijë euro për ta mbajtur kafazin e hapur, në mënyrë që ai ta zhvillojë një ndeshje me gorillën. Megjithatë, oferta e tij ishte refuzuar nga pronari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luftëtari rus mund të pezullohet

Mike Tyson: Khabib, më i çmendur se unë