Mike Tyson ka habitur sot të gjithë. Pas një karriere të suksesshme boksimi, teksa po futet në të pesëdhjetat, është parë duke thithur një cigare marihuana, që me siguri do të përbënte rekord “Guinness”.
Ish-kampioni i peshave të rënda u pa duke pirë një cigare të madhe kanabisi në një festival të marihuanës, në përpjekje për t’u bërë nga “më i forti në planet” në “më i droguari në planet”.
Tyson ndezi një cigare të madhe kanabisi në fermën e tij afër Luginës së Vdekjes në Kaliforni, shtet i SHBA-së që legalizoi barin dhe ish-boksieri po e kultivon për biznes.
View this post on Instagram
@miketyson Smoking A Fatty W/ @breal @brealtv ?? Tag a friend ? Follow @cmw420tv
Ish-kampioni i botës, i cili e ka pranuar publikisht që ka konsumuar gjithmonë marihuana edhe kur ishte boksier profesionist, ka krijuar një fermë me këtë drogë në “Death Valley National Park”, nga e cila pritet të fitojë miliona.
Nuk kishte reklamë më të mirë se sat ë bënte cigaren gjigante dhe tymoste e më pas videon ta shpërndante në rrjetet sociale.