Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ish-policit, Arben Bilali në mes të Tiranës.
Gjatë ditës së sotme janë publikuar pamjet e ekzekutimit të 50-vjeçarit.
Ai është qëlluar sapo ka zbritur nga makina e tij.
Sikurse duket edhe në fotot e mëposhtme, kur 50-vjeçari Bilali zbret nga makina qëllohet nga personat që ndodheshin në një makinë tjetër tip “Mercedez Benz” me ngjyrë të errët.
Makina e autorëve është me targa false, të siguruara nga një mjet Fiat Punto.
Mësohet se mjeti është raportuar i vjedhur dy vite më parë në qytetin e Vlorës.
Mbi ish-policin janë zbrazuar 14 plumba.
Hetuesit kanë konstatuar një kamera e cila ishte vendosur në një vend të pazakontë, ndaj dhe dyshimet janë se kamera është vendosur nga autorët të cilët më pas i kanë kontrolluar lëvizjet përmes celularit.