Një krim i rëndë në Durrës tronditi qytetin që në orët e para të mëngjesit.
Një 45-vjeçar i identifikuar si Martin Ndreca është gjetur i vrarë në makinën e tij në zonën e ish-Kënetës.
Autori i vrasjes është identifikuar si Ndue Zefi, 37 vjeç.
Sipas policisë mendohet se autori e ka qëlluar 45-vjeçarin me 5 plumba pasi kanë pasur në lokalin e lagjes për motive të dobëta.
Mësohet se pas sherrit viktima është nisur për te makina e tij, ku autori i ka bërë pritë me armë në dorë.
“Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij”, thonë burimet e policisë.
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.