MENU
klinika

Detajet

U godit me bojë nga Paloka, reagon Rama

14.02.2019 - 12:54

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njollosjes me bojë në fytyrë nga deputeti i PD, Edi Paloka.

Përmes një poshtmi në Facebook, Rama thotë se opozita në Shqipëri ka marrë formën e një Budallallëku Universal dhe sipas tij si program ka bojën e Palothës, duke ironizuar në këtë mënyrë serish të folurën e tij.

Reagimi i Ramës në Facebook:

Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës?.

Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit