24.02.2019 - 09:13
Edhe gjatë ditës së sotme do të vijojë rënia e temperaturave që nisi një ditë më parë.
Meteoalb bën me dije se nga dita e nesërme pritet një rritje e lehtë e temperaturave.
Parashikimi i Meteoalb
Rritja do të vijojë me 2-3°C edhe të martën ndërsa pas të mërkurës, temperaturat rriten ndjeshëm duke vijuar të larta edhe 10-ditëshin e parë të muajit mars 2019.
Tabloja e reshjeve: gjatë fundjavës priten reshje të pakta dhe të izoluara në Veri dhe zonat Qendrore.
Si pasojë e temperaturave të ulëta, reshjet do jenë dëbore në zonat malore (aty ku do ketë reshje) por rrezikohen edhe disa zona të ulëta, nga flokë të përkohshëm dëbore.