MENU
klinika

11 vite pavarësi

Urimi i Ritës për Kosovën: Ndriço secilën ditë

17.02.2019 - 18:49

Urimeve të panumërta për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i është bashkuar edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Rita Ora

Duke i shfrytëzuar rrjetet sociale, këngëtarja e famshme i ka uruar bashkëkombësit e saj për këtë datë të rëndësishme në historinë shqiptare.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë! Ndriço secilën ditë”, shkruan Rita në Instagram duke iu referuar këngës së saj me këtë titull.

Rita Ora-Bebe Rexha


“E kam xhiruar videon time për ‘Shine Your Light’ atje në vitin 2012, një prej kujtimeve të mia më të mira! Ju dua shumë”, ka shtuar më tej 28-vjeçarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN