Ish-zv. ministri i Arsimit, Taulant Muka ka dalë me një tjetër denoncim për plagjiaturë.
Këtë herë bëhet fjalë për vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezin.
Sipas Mukës, Malltezi rezulton se ka kopjuar 100% një material nga një publikim i Univesitetit të Vlorës.
Çfarë shkruan Taulant Muka:
Jeni te lire ta shperndani!
Gjeni ndryshimin? Argita Berisha Malltezi (vajza e Sali Berishes) me artikull 100% plagjiature. Nje material teresisht i kopjuar nga nje publikim i Universitetit te Vlores.
Universitetet shqiptare dhe e ardhmja e te rinjve jane marre peng nga kakistokratet majtas dhe djathtas te cilet e konsiderojne auditorin si nje ambjent per familjet e tyre dhe jo per te diturit!
Artikulli i Argita Berisha Malltezi: women in leadership and gender equity in albania – the case of vlora region publikuar ne International Journal of Management cases ne vitin 2011 (http://www.ijmc.org/ijmc/Vol_12.4_files/IJMC_12-4.pdf)
Artikulli I Etelva Leskaj: woman Role and Gender Equity in Albania publikuar ne International Conference on Economic and Management Perspectives ne vitin 2008.(http://www.econ-society.org/conferences/management_2008.pdf)