MENU
klinika

Në Miçigan

“Varësi” nga sërfi, sfidojnë temperaturat deri në -30 gradë

06.02.2019 - 18:15

Pasioni për sërfin ka bërë që Allen Finau dhe Daniel Schetter të praktikojnë sportin në liqenin e Miçganit edhe pse temperaturat tashmë shënojnë shifra të frikshme, deri në -30 gradë celsius.

Fotot e dy sërfistëve të vendosur për të mos ndalur pasionin e tyre janë bërë virale në internet, pasi u publikuan fillimisht nga fotografi Devon Hains. Me mjekrat e ngrira, Allen Finau dhe Daniel Schetter kanë pozuar duke mbajtur edhe tredhëmbëshin e Poseidonit në duar, si për t’i bërë edhe më magjike fotot. Sipas Hains, ata njihen si sërfistët e akullit, pasi gjithmonë dalin për të praktikuar sportin e tyre të preferuar, edhe në ngrica.

Ata përdorin kostume të veçanta për të përballuar temperaturat ekstremisht të ulëta ndërsa këshillojnë të tjerët që të mos rrezikojnë duke i kopjuar.