MENU
klinika

"Nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë"

Veliaj i përgjigjet Metës për ‘Unazën’: E duan 99% të qytetarëve

03.02.2019 - 17:17

Ditën e sotme presidenti Meta doli hapur me qëndrimin e tij publik kundër ndërtimit të Unazës së Madhe.

Menjëherë pas qëndrimit të kreut të shtetit, reagoi kryeministri Rama, duke theksuar Presidenti ka pika të ngjashme me opozitën, ku njëlloj si kjo e fundit e urren qeverinë.

Por veç Ramës ka ardhur një reagim i fundit dhe nga kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj lidhur me qëndrimin e mbajtur gjatë ditës së sotme nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Nëpërmjet disa reagimeve në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj thekson se Unaza e Re i duhet Tiranës dhe se institucionet kanë ofruar strehim falas për ata që janë të pastrehë dhe shpronësim qind për qind për atë që i kanë pronat me letra.

“Te Unaza e Re:

Shpronësim 100%

Kompanitë hileqare në arrest

Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranen”, shkruan Veliaj në një prej reagimeve të tij.

veliaj reagim ndaj metes-konica.al

Më tej ai thekson se 99 për qind e qytetarëve të Tiranës e duan Unazën dhe nuk duan që të bllokohen nga trafiku që shkaktojnë çdo ditë një pakicë e vogël që proteston duke bllokuar rrugën.

“Çdo ditë, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz, 99% e qytetarëve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojëra politike.

Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim”, shkruan Veliaj në një tjetër reagim.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë