MENU
klinika

Deklarata

Veliu: Gjatë 2018-ës më pak prodhim e trafikim të bimëve narkotike

13.02.2019 - 12:58

Gjatë fjalës së tij në eventin ‘Për një Shqipëri pa kanabis’, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve për kultivimin e kanabisit.

Në event u prezantua raporti i policisë shqiptare dhe Guradia di Finanza për luftën ndaj kanabisit gjatë vitit 2018. Veliu u shpreh se ka pasur më pak prodhim të bimëve narkotike gjatë vitit 2018 dhe ka rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë.

Shqipëria ka dalë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë vitit 2018 u angazhuan në një operacion të gjerë për goditjen që në gjenezë për trafikimin e kanabisit. Janë zhvilluar shumë takime sensibilueze dhe kontributin më të madh e dhanë institucionet e arrestimit. Ndërtuam hartën dixhitale të sipërfaqeve ku ishin kultivuar bimë narkotike gjatë viteve. Një drejtim tjetër i punës sonë ishte forcimi i kapaciteteve për luftën kundër drogës dhe pajisjen me mjetet e nevojshme. 69 misione fluturimi.

Është bërë identifikimi i grupeve kriminale. Në 2018 ka shënuar konkretizime të rëndësishme. Fushata e fluturimeve ka bërë të mundur 187 orë fluturimi, që prej datës 5 prill deri në tetor 2018 dhe analizën e 733 mijë hektarësh të territorit shqiptar. Përballë kësaj veprimtarie që është. është konfirmuar ulje e plantacioneve janë identifikuar vetëm 27, nga 88 që ishin në 2017. Kemi rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë. Aktualisht po zbatojmë operacionin kundër bimëve narkotike për të cilin jemi ambiciozë. Përpara kemi disa sfida që kërkojnë impenjim maksimal”– tha Ardi Veliu.