MENU
klinika

Raporti i Dhomës Europiane të Tregtisë

Vend i mirë për biznes? Shqipëria bie me dy pozicione

15.02.2019 - 13:46

Ndër 46 shtete europiane, Shqipëria renditet e 42 nga Bashkimi i Dhomave Europiane të Tregtisë tek vendet më të mira europiane për biznes për 2019.

Në krahasim me vitin e kaluar Shqipëria ka humbur 2 pozicione.

Përsa i përket rajonit, i vetmi vend që është më keq se ne është Bonje e Hercegovina, e cila renditet e 45.

Raporti i të bërit biznes nga Banka Botërore dhe raporti i perceptimi të korrupsionit nga Transparency International:

-Rumania dhe Mali i Zi janë 2 vendet europiane që kanë pësuae rënie më të madhe në renditje se Shqipëria.

-Greqia ka rënë me dy pozicione.

Vendet që qendrojnë në krye të klasifikimit:

-Danimarka
-Norvegjia
-Suedia
-Finlanda

Vendet që renditen në fund:

-Azerbajxhani
-Bosnje e Hercegovina
-Ukraina

Kujtojmë këtu që pasqyrimi në këto raporte përkthehet në fluksin e investimeve të huaja në vend.