MENU
klinika

Shifrat

Vendimi i ri për kompensimin e 753 pronarëve, lista e përfituesve

20.02.2019 - 12:09

“Një fond prej 522 milion e 842 mijë lekësh do të shpërndahet si kompensim për pronarët e pasurive të paluajtshme që janë zënë nga ndërtimet informale”, ky është vendimi për kompensimin financiar të pronarëve që ka marrë fuqi ligjore.

Mësohet se përfitues nga ky fond janë 753 pronarë të shpronësuar në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Kukës, Kavajë, Fshatra Turistikë dhe Kamzë.

Përmes këtij fondit do të kompensohen rreth 44 mijë metra katrorë sipërfaqe e zënë dhe për të cilën janë kryer procedurat e legalizimit të ndërtimeve informale.

LISTA E PËRFITUESVE

Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore,edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.