MENU
klinika

Deklarata

Veseli: Taksa ndaj Serbisë do të qëndrojë

04.02.2019 - 14:41

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, njëkohësisht kryetar i PDK-së, hodhi ditë më parë idenë se tarifa ndaj Serbisë mund të pezullohej për 120 ditë.

Ndryshimi i qëndrimit të tij me atë të kryeministrit Ramush Haradinaj, partner i koalicionit qeverisës, bëri të flitet për lëkundje të ekzekutivit dhe zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë në deklaratën e fundit të Veselit, ky skenar duket i largët.

Tarifa doganore mbi mallrat e Serbisë “është vendosur për të mirën e Kosovës dhe nuk mund të kthehet kundër saj.

“Ne e vumë taksën 100 për qind mbi produktet dhe mallrat serbe, për shkak se Beogradi na e ka imponuar një masë të tillë dhe ajo do të qëndrojë”, tha Veseli gjatë vizitës në një shkollë fillore në Ferizaj.

Megjithatë, ai e përmendi propozimin e tij duke theksuar se ishte konkret, i bazuar në kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe se do të bëhej fjalë vetëm për një masë të përkohshme.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi