Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka shpallur moskompentencën për çështjen e policit të videoskandalit duke ia kaluar gjykatës për të mitur duke qenë se denoncimi lidhet me të mitur.
Prokuroria kërkoi burg me afat 30 ditë deri në paraqitjen e provave, e me sa duket Berhan Bajrakurtaj do rri në burg deri sa të ketë një vendim.
Vetëm Bajrakurtaj ka mohuar në gjyq se ka ngacmuar një të mitur. Ai ka thënë se celularin e ka pasur në servis dhe se nuk di ta përdor mirë.
“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dal video. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas e kam pasur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video”, ka thënë polici.
Avokati i Bajrakurtaj, Xhelal Kraja kërkoi të cilësohet ndalimi i paligjshëm dhe lirimin për shkak se sipas tij s’ka vepër penale.