MENU
klinika

Mes tyre një rumune

Vrasja e biznesmenit grek/ Policia zbardh fotot e bandës shqiptare

22.02.2019 - 16:44

Policia greke bëri publike fotot dhe të dhënat e bandës së hajdutëve, mes të cilëve është edhe krimineli që vrau biznesmenin grek Aleksandros Stamatiadhis, në 2 prill 2018.

Mes të arrestuarve janë 8 shqiptarë dhe një femër rumune dhe të dhënat e tyre do jenë publike për 6 muaj, duke u bërë thirrje gjithë dëshmitarëve apo sa kanë rënë pre e bandës të plotësojnë dosjen ligjore kundër tyre.

Personi që ka ekzekutuar biznesmenin dyshohet të jetë shqiptari Genc Pepa, i larguar nga Greqia ditën që kreu krimin.

Operacioni për arrestimin e tij dhe anëtarëve të tjerë të bandës u kodua me emrin “Derri i egër” pikërisht për shkak të dobësisë që kishte Pepa për gjuetinë e derrave të egër.

Sipas mediave greke, disa foto të postuara nga vetë Pepa në Facebook, kanë lehtësuar punën e policisë për identifikimin e tij dhe të bandës së hajdutëve. Ai kishte postuar një foto ku vriste një derr të egër dhe arma në foto rezultoi e njejta armë me të cilën kishte biznesmenin Alexandros Stamatiadis.

Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar me aftësi të kufizuara, por kjo nuk e pengonte atë të kishte një rol të caktuar brenda grupit.

Sipas dyshimeve ai është personi që luajti rolin e shoferit për të larguar nga Greqia anëtarët e tjerë të bandës.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi