Gjykata e Fierit shtyrë për në datën 25 shkurt seancën për caktimin e kujdestarisë së dy fëmijëve të mitur të çiftit Gazment Musta dhe Gentjana Caushaj.
Në seancë ishte i pranishëm vetë Gazment Musta. Ndërkohë në prani të avokatëve dhe të psikologëve janë marrë në pyetje jo vetëm fëmijët, por edhe palët.
Sherri mes bashkëshortëve që përfundoi në vrasje
Në familjen e Gazmend Mustës kishte ardhur motra 18 vjeçare e bashkëshortes për festat e fundvitit.
Sipas burimeve debati ka nisur kur bashkëshortja i ka kërkuar 34-vjeçarit që të shkonte pranë familjes së saj bashkë me të motrën.
Kjo kërkesë sipas të dhënave të para ka ndezur debatin, ndërsa 34-vjeçari nën ndikimin e alkoolit, ka qëlluar me thikë fillimisht kunatën, e cila kishte ndërhyrë për ti qetësuar, e më pas bashkëshorten e tij.
Krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi autorin e vrasjes.