Policia e Vlorës ende nuk e ka zbardhur plotësisht ngjarjen në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos një tjetër .
Në njoftim thuhet se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e krimit që tronditi vlonjatët. Policia ka gjetur gëzhojat e armëve por ndodhet ende në vendin e ngjarjes ku po mblidhen të gjitha provat.
Reagimi i Policisë
“Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”, deklaron zyrtarisht policia.