MENU
klinika

Detajet

Vrasja në familje/ Të afërmit kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve

25.02.2019 - 16:11

Të afërmit e familjeve Musta dhe Caushaj, janë paraqitur përsëri përpara Gjykatës së Fierit për të kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur 3 dhe 10 vjeç, të cilët mbetën jetim pasi Gazmend Musta vrau bashkëshorten e tij Gentiana Caushaj dhe motrën e saj Merisa.

Edhe Gazmend Musta, autori i ngjarjes, ishte i pranishëm në seancë, i shoqëruar nën masa të forta sigurie. 12 Marsi pritet të jetë dita e seancës së fundit gjyqësore, ku pritet të jepet vendimi për kujdestarinë e fëmijëve.

Mësohet se përfaqësuesja e fshatit Sos, ka deklaruar gjatë seancës se kërkohet intervista e të miturës, pa prezencën e palëve, pasi gjendja e saj mund të agravohet. Gjithashtu është kërkuar që në seancën e radhës të jetë e pranishme edhe vajza J.Musta.

Gjysmir Caushaj, i cili është daja i të miturve  dhe gjyshërit e fëmijëve, nga babai, Bedri dhe Lumturi Mustai kërkuan kujdestarinë e vajzës dhe djalit të motrës së ndjerë.  Mësohet se gjyqtare e çështjes është Arta Duka, e cila i ka lënë edhe pak kohë palëve për të dhënë provat e kërkuara, të cilat lidhen me kujdestarinë e vogëlushëve.

Edhe në seancën e parë përgatitore, që u zhvillua në 4 shkurt, qëllim ka qenë sqarimi i rrethanave të çështjes, ku i pranishëm ka qenë po ashtu edhe vetë autori i ngjarjes Gazmend Musta.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier