MENU
klinika

Detajet

Vrau gruan e pronarit me urdhër të tij, burg përjetë për ekzekutorin

19.02.2019 - 10:42

Rreth tre vite më parë ngjarja e rëndë ku mbeti e vdekur Suela Sula tronditi mbarë opinionin publik.

Urdhërin për vrasjen e saj e ka dhënë bashkëshorti Sadetin Sula.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për ekzekutorin Fatjon Karmeshtna.

Ndërkohë në lidhje me vrasjen e 38-vjeçares, Suela Sula, nënë e tre fëmijëve është dënuar me burg përjetë në Gjykatën e Shkallës së Parë edhe bashkëshorti i saj, Sadetin Sula si porositës i vrasjes.

Ky i fundit u arrestua dhe ndodhet në proces gjykimi për akuzën “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 18 prill të 2016, në tualetin e biznesit familjarë, mobilierisë Europa.

Në fillim u menduar se ishte bashkëshorti ai që kishte mbytur me duar, por hetimet e thelluara zbuluan se autori i krimit ishte Fatjon Karmeshta, punëtor në mobileri dhe shok i ngushtë me Sadetin Sulën.