Zbardhet dëshmia e gardistit që vrau bashkëshorten e tij mëngjesin e sotëm në Tiranë.
44 vjeçari Alket Arapaj është shprehur se e vrau guan pasi ajo e tradhtonte.
‘Gruaja më tradhtonte prandaje vrava. Kohë e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt mësohet të jetë shpehur Arapaj.
44 vjecari vrau në banesën e tyre në zonën e Alliasit bashkëshorten, 36-vjeçare Ervilma Seferaj.
Arapaj njihej për sjellje të mirë dhe predikues i fesë islame.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në banesën e çiftit. Policia pasi ka mbërritur në vendgjarje ka arrestuar në flagrancë, 44-vjeçarin. Çifti kishin bashkë një fëmijë.
Njoftim i policisë:
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).
Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.