MENU
klinika

Detajet

Vrau gruan me armën e shërbimit, gardisti del para gjykatës

15.02.2019 - 10:57

Gardisti Alket Arapi, i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij me armën e shërbimit ka dalë sot para Gjykatës për Krimet e Rënda.

Seanca gjyqësore për gardistin ka nisur, ndërkohë që prokurori i çështjes ka kërkuar që të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ngjarja:

Tre ditë më parë në Allias, 44 vjeçari Alket Arapi, punonjes i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj.

Menjëherë pas kësaj kanë mbërritur efektivët e komisariatit katër të cilët e kanë ndaluar brenda banesës 44-vjeçarin.

Dyshimi i ngritur nga hetuesit është konflikti i çastit, por nuk është përjashtuar as xhelozia. Medja mësohet se Arapi ka shprehur dyshime dhe në dëshminë e dhënë në komisariat.