MENU
klinika

Detaje të reja

Vrau gruan, zbulohet telefonata e gardistit pasi kreu krimin

13.02.2019 - 11:15

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi dje Tiranën, ku një gardist vrau me armën e shërbimit gruan e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Vangjel Capo”, në zonën e Alliasit, ku teksa ka qenë duke u bërë gati për punë, gardisti Alket Arapaj ka debatuar me të shoqen 36-vjeçare Ervilma Seferaj dhe më pas e ka qëlluar me armë.

Pas ngjarjes, ai i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës. “Kam vrarë gruan, hajdeni më arrestoni”.

Kjo ka qenë telefonata që ka vënë në lëvizje fillimisht shërbimet e Komisariatit nr.4, që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.