Ngjarja e rëndë në Sharrë, ku u gjet e vrarë shtetasja Lirie Xhepa tronditi mbarë opinionin publik.
Ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar për vrasjen, Dashamir Xhepa.
Sëbashku me autorin është arrestuar edhe një tjetër shtetas i akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetases L. Xh., ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2019, pranë kodrave të liqenit të Sharrës.
Në pranga dhe një tjetër shtetas për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases L. Xh., janë vënë në ndjekje intensive të tij.
Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit D. Xh., dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehoej.
Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M. S., për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit D. Xh., dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M. S.